Italia dënon sulmet e Houthi-ve ndaj anijeve tregtare dhe mbështet sulmet e vendeve aleate

Në një deklaratë për shtyp, Itali u pozicionua krah SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, duake dënuar sulmet e përsëritura të Houthi-ve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.
Në deklaratë mbështeten vendimet e dy superfuqive për të sulmuar Houth, duke iu referuar si mbrojtje për të drejtën për lundrim të lirë dhe të sigurt, siç parashikohet nga rregulloret ndërkombëtare.
“Përballë sjelljes së papranueshme të Houthis, Italia mbështet operacionet e vendeve aleate, të cilat kanë të drejtë të mbrojnë anijet e tyre, në interes të flukseve tregtare ndërkombëtare dhe ndihmës humanitare”.
Në njoftimin e qeverisë Meloni nënvizohet se shkeljet e përsëritura të embargos së armëve të vendosura me rezolutën 2216 (2016) duhet të dënohen dhe u drejtohet një apel të gjitha vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara për të respektuar kufizimet e vendosura.
“Është e një rëndësie parësore të garantohet siguria në Detin e Kuq duke parandaluar dhe luftuar lëvizjet destabilizuese, të cilat nuk janë në interes as të aktorëve vendas dhe as të komunitetit ndërkombëtar. Është thelbësore të shmanget një rritje e mëtejshme e tensionit në rajon”, përfundon njoftimi i qeverisë Meloni. /vizionplus.tv/




