Itali, policia arreston 11 shqiptarë
Karabinierët e Milanos kanë ekzekutuar urdhër-arrestet për 11 shqiptare, të cilët ishin anëtarë të një bande grabitësish. Urdhër-arrestet e lëshuara nga gjykatësja e Pavias, Luisella Perulli bënë që policia në Milano, Bergamo dhe Novara të arrestonte 11 shqiptare nga mosha 21 deri në 47 vjeç të cilët prej vitesh dyshohet se kryenin aktivitetin e tyre kriminal në disa zona të Italisë veriore.
Hetimet u nisën nga prokuroria e Pavias teksa banda e shqiptareve kishte lënë gjurme gjatë një grabitje. Këto gjurme çuan në zbulimin e aktivitetit kriminal të kësaj bande e cila në pjesën më të madhe të rasteve ka grabitur apartamente, vila, qendra tregtare, dyqane dhe biznese të tjera në zonat e Milanos dhe Pavias.
Për 10 shqiptaret e bandës është dhënë masa e sigurisë, arrest ne burg ndërsa për një tjetër arrest shtëpie. Ende nuk janë bërë të ditur emrat e shqiptarëve të arrestuar në këtë operacion të policisë italiane.




