E diel, 20 Shtator 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Itali/ Për të dytën ditë me radhë rritet numri i viktimave

Ashtu si edhe një ditë më parë, edhe këtë të enjte është rritur numri I viktimave nga Covid-19 në Itali.

Autoritetet bënë të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 88 viktima nga të cilët 29 vetëm në rajonin e Lombardisë.

Kemi të bëjme më 17 viktima më shumë në raport me bilancin e ditës së mërkurë në të gjithë Italinë.

Lajmi i mirë sot vjen nga rastet e reja. Kemi të bëjme me një përgjysmim të rasteve të reja të gjetura me koronavirus në raport me shifrën e ditës së mërkurë.

Këtë të enjte dolën pozitiv 177 persona nga mijëra të testuar ndërsa të mërkurën ishin 321.

Vazhdo të lexosh

Reklamë