E enjte, 24 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali, Mattarela: Bisedimet për koalicionin rinisin të martën

Pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike, presidenti Italian Sergio Mattarella e shtyu për disa ditë vendimin për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Në një konferencë për shtyp ai bëri të ditur se u ka dhënë kohë subjekteve politike deri të martën që të formojnë mazhorancën parlamentare.

 

 “Pas konsultimeve kam informacione nga partitë se disa prej tyre mund te krijojne shumicën parlamentare, prandaj vendimi  më i drejtë është që të lë më shumë kohë për bisedime. Unë do të filloj konsultime të reja që do të fillojnë të martën e ardhshme për të nxjerrë përfundime dhe për të marrë vendimet e nevojshme. Vetëm qeveritë që fitojnë besimin e Parlamentit me marrëveshje koalicioni mbi një program për qeverisjen e vendit janë të mundshme. Në mungesë të këtyre kushteve rruga është ajo e zgjedhjeve”.

 

Ndërkohë Lëvizja 5 Yje do te zhvillojë disa takime me Partine Demokratike. Ndersa vete kreu i Lega-s, Matteo Salvini ne konferencën per shtyp ka bere nje hap prapa, duke qene i hapur per krijimin e qeverise me Legan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë