E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Itali/ Lëvizte me kokainë në makinë, pranga inspektores së policisë shqiptare

Një inspektore e policisë shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kap me 76 doza kokainë. Mediat fqinje nuk e kanë bërë publike identitetin e 29-vjeçares.

 

Sasia e kokoinës ishte fshehur në automjetin e të arrestuarës, e cila po udhëtonte së bashku me një tjetër shqiptar. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e polices, autoritetet sekuestruan edhe 1430 euro.

 

Reklamë

29-vjeçarja ishte pjesë e forcave të rendit të policisë shqiptare dhe kishte me vete edhe kartën e saj të policisë.

 

Të arrestuarit kaluan natën në dhomat e sigurisë në stacionin e policisë. Gjykata në Milano caktoi “detyrim paraqitje” për inspektoren, ndërsa për shqiptarin tjetër u vendos masa e sigurisë “Arrest shtëpie”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë