E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Itali e vogël, Franca tregon “muskujt”

Humbja pare e teknikut Mancini nen drejtimin e Italisë. Ne miqësoren e luksit Franca e Didier Deshamps mundi axurret 3-1 duke treguar qarte ambiciet ne prag te kampionatit botëror. Një perballje ku nga njëra ana gjelat ndezën motorë ne prag te Rusi 2018 qe i shikojnë ata mes pretendenteve dhe italianeve ne kërkim te ndërtimit te nje skuadre.

 

 

Takimi filloi i zjarrte per vendasit qe ne minutën e 8 e panë veten ne avantazh fale golit te Umtiti. Diferenca mes dy skuadrave ishte shume e madhe dhe përsëri te zotet e shtëpisë gjeten rrjeten ne minutën e 29 kur Grizman ktheu ne gol nje penallti te marre nga Hernandez. Përpara se Kante te prekte shtyllën, ne minutën e 36 duket se italianet u kthyen ne loje kur Bonuci ngushtoi diferencën pas nje topi te kthyer nga Loris ne nje goditje dënimi te Balotelit.

Reklamë

 

Me fillimin e pjesës se dyte, miqtë ne kërkim te golit me Kiesa Baloteli dhe Bonuci, por ne minutën e 63 Dembele i cili kishte prekur me pare edhe traversën,  mbylli gjithçka ne favor te Francës, duke shënuar edhe golin e trete. Ne pjesën e mbetur nga njëra ane skuadra e Mancinit u mundua te limitonte ne maksimum demet ndërsa inkursionet e tyre mbeten vetëm individuale. Ne te kundërt çdo nisje e Francës ishte nje aksion i rrezikshëm per thellimin e rezultatit. Me kete fitore Franca forcon zerat qe e shikojne favorit ne Rusi per me teper me lenien ne shtepi te lojtarëve te luksit si Lakazet Marsial Rabiot e Benzema.

Vazhdo të lexosh

Reklamë