Ish-ministri i Jashtëm, Kastriot Islami është shprehur skeptik sa i takon çeljes së negociatave për Shqipërinë.

 

I ftuar në studion e emisionit të mengjesit 7pa5, në Vizion Plus, Islami tha se raporti i hartuar nga ana e Komisionit Europian për hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë, nuk është shumë realist dhe ka një probabilitet 0 që të ndodh. Kjo sipas Islamit, për faktin se ai nuk është realist dhe një gjë e tillë është vërtetuar gjatë tre viteve të fundit.

 

“Ka nje qendrim te Komisionit Europian, i cili per mua nuk ështe shume realist dhe ka nje probabilitet 0 qe te ndodh. Komisioni Europian ka disa vite qe kerkon qe Shqiperia te pranohet pa kushte pra qe te fillone negociatat duke pretenduar se i ka kryer te gjitha detyrimet e saj. Ky eshte nje raport i hartuar nga Komisioni Europian i promovuar nga Juncker, Mogherini por qe ka tre vjet qe deshton. Dhe shanset jane qe edhe kete vit ai te deshtoje. Pra Keshilli Europian, forumi ku mblidhen kryetaret e shteteve ka kerkuar qe kete mendim te mos e bej me Komisioni por Keshilli. Por ka nje esktrem tjeter. Qe eshte nje opsion i sakte qe eshte ai i Hollandes qe thote se Shqiperia nuk i ka plotesuar kushtet as Maqeqonia e Veriut nuk i ka plotesuar kushtet. Kane probleme me krimin, shtetin ligjor e keshtu me radhe. Pastaj kemi dhe qendrimin me politik te Gjermanise e cila kerkon qe Maqedonise ti hapen negociatat menjehere kurse Shqiperise me kushte. Kushte qe jane shtuar gjate ketij viti.”

 

Islami komentoi edhe qëndrimin e Francës e Hollandës. Ai theksoi se ky qendrim ka ardhur për shkak të situatës së pazakontë në vend. Sipas tij përveç mungesës së Gjykatës Kushtetuese në Parlamentin shqiptar rreth 30% e deputetëve nuk kanë lidhje me politikën pasi janë o me rekorde kriminale ose të korruptuar.

 

“I vetmi vend ne bote pa gjykate kushtetuese. I vetmi vend ne bote qe te gjitha bashkite i ka marre nje parti. Nuk ka rendesi kush e ka fajin. Por nga ana tjeter eshte nje gje qe duhet thene nuk ka rendesi nese dikush ka nje pozicion por PS, pro PD apo nje force tjeter, Shqiperia eshte nje vend i korruptuar. Ku ne parlament, une kam qene shume i shqetesuar por dhe  jam shume i gezuar qe jam larguar, pasi mbi 15% jane me rekorde kriminale dhe 15-20% jane te pasuruar me tenderat nga buxheti i shtetit. Pra 30% e tyre nuk kane lidhje me politiken.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *