E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

ISIS vret italianin në Siri: Do hakmerremi për viktimat e xhamive në Zelandë

ISIS shpërndau një fotografi dhe dokumente të një shtetasi Italian I cili dyshohet se është vrarë pikërisht nga shteti islamik.

ISIS nëpërmjet një komunikate online tha se ka vrarë gjatë luftimeve në Baghuz të Sirisë, shtetasin Lorenzo Orsetti 33 vjec I lindur ne Firence.

Ai kishte pak kohë që kishte lënë Italinë dhe Iu ishte bashkuar si vullnetar forcave siriane demokratike, grup rebel kurd qe luftonte shtetin islamik.

Pak ditë më parë madje Orsetti kishte dhënë një interviste për mediat italiane ku shpjegonte arsyet se përse kishte lënë impenjimet e tij për 13 vite si restaurator për të shkuar në një front lufte te panjohur për të.

Reklamë

ISIS publikoi kartën e tij të shendetit dhe një kartë krediti si për të vërtetuar vrasjen e tij gjatë luftimeve.

Ai bëhet italiani I dytë që ekzekutohet brenda pak muajsh nga ISIS ndërsa janë pjesë e grupeve rebele kurde ne Siri.

Pas masakrës me 50 të vrarë në xhami në Zelandën e Re, ky grup terrorist ka premtuar se do të hakmerret.

Vazhdo të lexosh

Reklamë