Me shume se 30 persona kane mbetur te vrare, pasi militante te ISIS te veshur si doktorë hynë ne spitalin me te madh ushtarak te Kabulit, duke hapur zjarr. Pas nje operacioni te forcave komando qe zgjati per disa ore, te katër agresoret u ekzekutuan. Sulmi u mor përsipër nga militantet e ISIS, ndërsa talebanet mohuan përfshirjen e tyre. Me shume se 50 persona mbeten te plagosur, lajmëroi Ministria e Mbrojtjes. Presidenti i vendit theksoi e dënoi ashpër sulmin, duke theksuar se ai i kalonte kufijtë e besimit, pasi ishte një akt çnjerëzor. Kjo është hera e pare qe militantet e ISIS shenjestrojne nje spital, pasi shpesh ne qendër te sulmeve kane qene bazat ushtarake apo stacionet policore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *