Një ndërtesë 12-katëshe që shembet si një kështjellë rëre gjatë natës ndërsa dhjetëra banorë janë duke fjetur, një ulërimë e ngjashme me bubullimën dhe më pas një re tymi, një grumbull rrënojash, njerëz që bërtasin dhe ikin, me skena që kujtojnë 11 shtatorin : është tragjedia që ndodhi në Surfside , një qytet në veri tëMiami Beach , Florida. Numri i parë tregon të paktën 3 të vdekur, por 100 janë ende të  zhdukur , ndërsa102 personajanë gjurmuar .

Të paktën 100 persona rezultojnë ende të zhdukur nga tragjedia në një qytet në Surfside në Miami Beach të Floridas, aty ku një pallat 12-katësh u shemb , duke sjell një skenar në dukje apokaliptik.

Autoritetet bënë të ditur se nga kërkimet e deritanishme rezultojnë 3 të vdekur, 102 persona të shpëtuar dhe afro 100 persona ende të zhdukur. Zhurma e madhe e shembjes së pallatit, ulërimat e njerezve dhe thirrjet për ndihme rikthyen në vëmëndje skenat e sulmeve terroriste te 11 shtatorit. Në mesin e personave që ende nuk janë gjetur janë edhe motra e Zonjës së parë të Paraguajit si dhe 20 shtetas izraelite.

Qindra zjarrfikës dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë të mbijetuarit edhe me qen dhe dronë.

Kryetari i bashkisë SurfSide, Charles Burkett, tha se autoritetet po përgatiten për më të keqen për shkak se cdo orë që kalon e bën edhe më të vështirë gjetjen gjallë të personave.

Menaxheri i ndërtesës tha se pallati ishte e mbushur plotë në kohën kur ndërtesa është shembur. Katastrofa, ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit me kohën lokale.

Biden e shpalli këtë tragjedi një emergjence kombëtarë.

Ende nuk dihen shkaqet e shembjes tragjike te pallatit, por godina ishte ndertuar ne 1981 dhe kishte 131 hyrje nga te cilat 80 ishin aktualisht ne perdorim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *