E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ I riu polak arrestohet në një lokal në Tiranë, detaje e para

Një 28 vjeçar, shtetas polak është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë.

 

Dominik Orloëski u kap nga njësia FAST, në një lokal në kryeqytet.

 

Reklamë

Ndaj tij autoritetet në Poloni kishin caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vrasje e mbetur ne tentative”.

 

Pas vënies së tij në pranga pritet të ekstradohet drejt Polonisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë