E shtunë, 26 Shtator 2026 Udhëtimet Mahnitëse deri në 08:30 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ishte në trotuar kur makina e mori para/ Vdes në spital këmbësori

Një nga të plagosurit e aksidentit të rëndë në Berat ndërroi jetë në spital.

 

Burimet konfirmuan se jetën e humbi kalimtari Leonard Rrapi, i cili ishte në trotuar bashkë me tre shokët e tij në momentin që një mjet tip “Benz” e përplasi sepse shoferi humbi kontrollin.

 

30-vjeçari mori plagë të rënda dhe u transferua te Trauma në Tiranë. Por pavarësisht mjekimit më të specializuar, ai nuk mbijetoi dot.

 

Më herët, policia njoftoi se ka vënë në pranga shkaktarin e aksidentit, shoferin Ergys Petro. Pasi humbi kontrollin, ai u fut me makinë në një dyqan elektroshtëpiakesh.

Vazhdo të lexosh