Subscribe

Një ngjare e rëndë është shënuar paraditen e kësaj të hënë në një hotel në zonën e Durrësit. Një 32-vjeçar ka plagosur të dashurën e tij 23-vjeçare brenda dhomës së hotelit.

 

Autori i identifikuar si Fatbardh Dervishi qëlloi të renë duke e plagosur në shpatull.

 

Sipas dëshmisë së vajzës së re, i dashuri i saj ishte i pirë dhe ka qëlluar me armë pa dashje.

 

Mësohet se gjithashtu se autori njihet edhe me mbiemrin Doda dhe ishte kthyer disa dite më parë nga Spanja për të festuar natën e ndërrimit të viteve në Shqipëri.

 

Pasi e ka plagosur te dashurën, i riu është larguar nga dhoma me vrap, ndërkohë ishin punonjësit e hotelit që njoftuan Policinë dhe ambulancën.

 

32-vjeçari Fatbardh Dervishi është shpallur në kërkim nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *