Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve, i ka dhënë fund jetës më 2 janar në banesën e saj, në lagjen Stalla të Sukthit, duke pirë fotoksinë.
41-vjecarja jetonte me 3 djemtë e saj, ndërsa bashkëshorti ishte emigrant në Greqi.
“Burri jetonte në Greqi, tani ka bërë vitin që ka dalë nga burgu, 7 vjet i dënuar, e la fëmijën në bark dhe doli pas 7 vitesh.”
Familjarët shprehen jashtë kamerave se 41-vjeçarja ishte në një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të një videoje denigruese në rrjetet sociale, që dyshohet se ishte postuar nga kushërira e saj.
Policia e Durrësit konfirmon se në dhjetor të vitit 2022 Bedrie Loka kishte bërë një denoncim për profil të rremë të hapur në emrin e saj në “Tik Tok”.
Pas kallëzimit të saj, çështja po hetohej nga prokuroria, ndërsa sipas policisë, 41-vjeçarja nuk ishte ankuar më për këtë rast.
Policia vijon hetimet për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë personat që kanë keqpërdorur të dhënat e Bedrie Lokës në rrjetet sociale.
Koleget e saj në fasonerinë ku punonte janë marrë në pyetje nga grupi hetimor, për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes.