E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ishin të dënuar me burg, policia ndalon 3 persona

Policia e Korçës ka ndaluar këtë të mërkurë tre persona, të cilët ishin dënuar nga gjykata me burg.

 

Reklamë

Dy prej tyre, shtetasi A. Y. 55 vjeç dhe R. A. 32 vjeç, ishin të shpallur në kërkim.

 

55-vjeçari ishte dënuar në dhjetor të vitit 2019 me burg për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjera, kryer në bashkëpunim”.

 

Ndërsa 32-vjeçari ishte në kërkim sepse në nëntor të 2019 është dënuar me 20 ditë burg nga Gjykata e Korçës për veprën “Fshehje e të ardhurave”.

 

Gjithashtu, uniformat blu kanë ndaluar edhe shtetasin E. K. 29 vjeç, i dënuar po ashtu me burg në tetor të vitit të kaluar për kalim të paligjshëm të kufijve, të kryer në bashkëpunim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë