Qeveria franceze njofton se 27 emigrantë dyshohet të jenë mbytur, pasi varka me të cilin udhëtonin drejt Britanisë së Madhe u mbyt në kanalin pranë Calais.

 

Alarmi në policinë franceze u dha nga një anije peshkimi, e cila lajmëroi se kishte pikasur në det dhjetëra trupa njerëzish.

 

Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur menjëherë dhe deri në këto momente 5 emigrantë janë nxjerrë pa ndjenja nga uji.

 

Kjo ngjarje vjen mes numrit rekord të emigrantëve që kalojnë këtë vend.

 

Të hënën, numri i emigrantëve që kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije këtë vit tejkaloi më shumë se trefishin e totalit të vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *