E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ish-zyrtarët e burgjeve nën hetim

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Miklovan Kopani paditet ne prokurori se bashku me dy ish-vartësit e tij. Sipas policisë, procedimi ka nisur ne gjendje te lire, per te tre ish-funksionaret, pasi dyshohen të jene përfshirë në skandalin e Drejtorisë se Burgjeve ne Shkodër, duke emëruar 20 punonjës te rinj.

 

Policia sqaron se janë konsumuar elementet e veprës penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, pasi janë premtuar vende pune ose favorizime në kundërshtim me ligjin. Nga hetimet e kryera, dyshohet se Kopani dhe drejtori i personelit, kane përdorur vulën e institucionit dhe me pas kane falsifikuar një shkrese, ku flitej për punësime në burgun e Shkodrës, qe ende nuk është hapur.

 

Reklamë

Ndërkohë, Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka urdhëruar nisjen e verifikimeve edhe për disa drejtues hipotekash të LSI, pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se ata po abuzojnë me punën. Ministria i referohet bllokimit të hipotekës për mijëra banorë te bashkisë Vorë, të cilët i siguron se nëse konstatohen shkelje, do të merren masa të menjëhershme.

 

Edhe Ministria e Financave ka çuar për hetim 36 punonjës të administratës fiskale. Ndaj tyre do të nisë menjëherë procedimi disiplinor i përshkallëzuar pasi nuk kanë justifikuar mungesat në punë.

 

Më shumë video

Reklamë