Pasi Komisioni Zgjedhor hapi të martën zyrtarisht garën për kryetar në PD, zbardhet formulari që kandidatët duhet të plotësojnë.

 

Një prej kushteve që ata duhet të plotësojnë, është që të mos kenë mbajtur poste të larta gjatë regjimit komunist.

 

Më konkretisht, ata duhet të deklarojnë se nuk kanë qenë: Kryetar i Gjykatës së Lartë, Prokuror i Përgjithshëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme, anëtar i Këshillit të Ministrave, kryetar i Degëve të Punëve të Brendshme, punonjës i organeve të ish-Sigurimit të Shtetit, bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit apo i favorizuar, anëtar i Komisionit Qendror të Dëbim-Internimeve, hetues, prokuror ose gjyqtar.

 

Zgjedhjet për kryetar në Partinë Demokratike do të mbahen në datën 13 qershor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *