Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
14 August 2026
Vizion fokus

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore,...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve në Bulevard...

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e porteve iraniane...

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep...

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e Mbrojtjes jep...

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal, zjarrfikësit vënë...

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6 shtëpi

Ish-prokurori i 21 Janarit: Duhet hetuar pse u mbyll ngjarja, Ina Rama dyshohet se ka marrë shtëpi dhuratë

18 Dhjetor 23:29

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-Kryeprokurores Ina Rama, e cila ka qenë në detyrë në kohën kur ndodhi 21 Janari, ku u vranë katër qytetarë gjatë protestave.

I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Karanxha tha se çështja është e vështirë për t’u hetuar, por duhen marrë në pyetje të gjithë aktorët e kohës.

Sipas tij, ka akuza se ish-kryeprokurorja ka marrë një shtëpi nga një bashkëpronar i një gardisti, çështja e të cilit ishte pushuar.

Pjesë nga biseda:

Karanxha: Ka ngjarje të ndodhura pas 21 Janarit, promovime të personave të caktuar, që tregojnë se çfarë ka ndodhur me 21 Janarin. Do të shihet nëse ka mospërputhje në thënie dhe do të ketë ballafaqime. Një fakt i rëndësishëm që ka thënë Arben Llangozi, i cili e ka deklaruar me siguri, është se Ina Rama ka marrë shtëpi nga një bashkëpronar i një gardisti, të cilit i është pushuar çështja.

Borakaj: Mendon se do të thirret ish-kryeprokurorja?

Karanxha: Duhet hetuar pse u pushua çështja. U rrezikua jeta e shumë personave. Pse nuk u bënë veprimet në kohë? Na dalin lidhje që çështja është “underground”. Pse shkoi Basha te Bamir Topi? Duhet verifikuar nëse ai e njihte Ina Ramën. Duhet verifikuar nëse ka marrë shtëpi apo jo.

Borakaj: Ju, si prokuror i çështjes në atë kohë, çfarë lloj klime kishit?

Karanxha: Në marrjen e provave nuk kishim pengesa.

Borakaj: Asnjë ndikim?

Karanxha: Këqyrja e vendit të ngjarjes është bërë me oficerë të Drejtorisë së Policisë. Debatet politike dolën më pas, më 22 Janar. Ne provat i morëm: janë 117 gëzhoja të kalibrit 9 mm që kanë rezultuar nga ngjarja.

Borakaj: Fatkeqësia ishte që kishim katër viktima, por me kaq shumë gëzhoja do të kishim më shumë viktima.

Lita: Unë isha aty, aty i ka ruajtur Zoti njerëzit.

Karanxha: Po sikur ta kishte kthyer prapë Strasburgu, do thoshim pastaj çfarë ka ndodhur në 2005-ën.

Kapri: Është si arkeologji pastaj.

 

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
21 janari Ina Rama karanxha politike Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon për herë të dytë në play off-in e Conference League

më shumë...

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë, shkatërrojnë me 5 gola Shamrockun

më shumë...

Treni del nga shinat pranë Lewes në Anglinë juglindore, plagosen 11 persona (VIDEO)

më shumë...

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:41

Dinamo mund 4 me 0 Audan, shkon...

11:08

Përmbysje e madhe! Egnatia shkon në Europë,...

10:46

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

10:27

Treni del nga shinat pranë Lewes në...

10:17

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët...

10:10

Pse disa njerëz e përballojnë më mirë...

9:33

Dita e 75 e protestës, pas fjalimeve...

9:31

Hegseth: SHBA mund ta mbajë bllokadën e...

9:30

Ja pse ktheheni nga pushimet të lodhur

9:10

Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë,...

8:56

Situata e zjarreve në vend, Minsitria e...

8:53

Zjarr në masivin pyjor në Labinot Mal,...

8:48

Angli/ Zjarri masiv në Stourbridge, shkrumbohen 6...

8:29

Tragjedi në Lushnjë/ Makina përfundon në kanalin...

8:18

Merr zjarr pylli me pisha në Peshtan...

8:06

Vlahoviç largohet nga Juventusi, firmos me klubin...

8:03

Suedia ul moshën e përgjegjësisë penale në...

7:23

Shkeli perimetrin e sigurë dhe rrezikoi jetën...

7:20

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

7:03

Europa po digjet nga zjarret, Spanja dhe...

Më të klikuarat

  • Merr fund java e “Ferrit”, nga nesër nis ulja e temperaturav...
  • “Nuk ndihem mirë”, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare ish-kry...
  • Rama pas deklaratës së Zelenskyt për Kosovën: Ukraina gabon...
  • E trishtë! Ish-legjenda e Flamurtarit gjendet i vdekur në ba...
  • Dy motrat humbin jetën tragjikisht në Lushnjë, policia jep d...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.