Subscribe

I ftuar ne emisionin Real Story te gazetarit Sokol Ballla, ish-presidenti i Republikës Bamir Topi, tregoi detaje nga takimi me kreun e shtetit Ilir Meta. Takim ky i kërkuar nga Meta per t’u konsultuar lidhur me kërkesën e ardhur nga Ministria e Jashtme per autorizimin per marrëveshjen e re te detit me Greqinë.

 

Ish-Presidenti Topi i ka kerkuar kreut te shtetit te insistoje per me shume transparence ne ketë proces.

 

Duke u kthyer tek marrëveshja e 2009, ai akuzoi qeverinë e asaj kohe per arrogance.

 

Ndërkaq, ne Presidence kane vijuar takimet edhe gjate mbrëmjes te se enjtes dhe se premtes. Pas Mimi Kodhelit, ne cilësinë e Kryetares se Komisionit per Politiken e Jashtme, mëngjesin e se premtes ka mbërritur dhe Tritan Shehu, zv/kryetari i këtij komisioni. Ndërsa burime nga Presidenca thonë per Vizion Plus qe turi i konsultimeve pritet te vijoje edhe me eksperte te fushës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *