Opozita këtë të enjte ka bërë një muaj nga dorëzimi i mandateve të shumicës së deputetëve të saj. Opozita që nga 21 shkurti ka ndërprerë çdo marrëdhënie me parlamentin dhe është angazhuar plotësisht me organizimin e protestave në rrugë e sheshe.

 

Eksponente të saj prej ditës së mërkurë kanë nisur të shprehen edhe kundër pjesëmarrjes ne zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

 

Një krizë kjo që nuk ishte njohur asnjeherë në pothuaj 3 dekadat e pluralizmit politik në Shqipëri.

 

 

Për të folur më shumë rreth situatës politike në të cilën ndodhet vendi ynë, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë ish-presidenti i Republikës Bamir Topi.

 

Në fjalën e tij për Vizion  Plus ish-presidenti Topi është shprehur se palët patjetër që duhet të reflektojnë pasi mund të ndodhë që ato të shkojnë në kapitullimin e tyre politik.

 

Të gjithë  thonë se kjo është një krizë që nuk e ka parë më parë Shqipëria, një vlerësim i juaji në lidhje me këtë situatë dhe cilët janë shkaqet që na sollën deri këtu?

 

Pajtohem me shumicën e opinionit që është një krizë, ndonëse ciklike por e një fizionomie të veçantë. Gjithmonë ka pasur probleme të kësaj natyre, por dorëzimi i mandateve në bllok është një rast ekstrem dhe në kushtet e një bipolarizmi, tërheqja nga loja e një pale do të thotë se ajo mbaron. Nuk ka më një lojë politike por një betejë ekstrainstitucionale ka një politikë, që merr karakterin e gjuajtjeve nga llogoret dhe padyshim është një krizë që nuk e kemi parë askund tjetër dhe duke e analizuar dhe në bazë të eksperiencave të kaluara dhe duke ndjekur ato rajonale apo të vendeve që janë në indeksin e demokracisë afër Shqipërisë dhe për më tepër duke biseduar edhe me përfaqësues të ambasadorëve të gjithë ndihen të trishtuar dhe pa rrugëdalje. Të gjithë pyesin njëri tjetrin se si e shikon, çfarë do të ndodhë, si e shikon përfundimin e kësaj krize të paprecedentë dhe për herë të parë kanë shteruar gati në bllok mendimet se ku mund të shkojë kjo situatë.

 

Për herë të parë presidenti ilir Meta ka ndërhyrë për zgjidhjen e krizës ka dhënë edhe ai opinionin  e tij. Si mendoni ju për atë mundësi që ka lënë presidenti apo thirrjen që u bën palëve për dialog. A e shihni ju mundësitë për dialog në këto kushte?

 

Thash më lart  se loja politike ka mbaruar duke parë premisat dhe sjelljen politike të palëve. Gjithsesi Shqipëria mbetet një vend i vogël dhe në interesin e veçantë të partnerëve të cilët e shikojnë Shqipërinë jo thjesht si vendi që duhet të bëjë reformat në rrugën e demokracisë por si një rast të veçantë dhe delikat në kuadrin politik të një rajoni që ende nuk është stabilizuar. Unë mendoj se vëmendja është e tillë që edhe në momentet kur ne themi nëpër studio se loja politike ka përfunduar patjetër që mund të gjendet dhe një rrugdalje për ta mbyllur këtë situatë. Unë e ndoqa presidentin Meta, dhe ai është në kushte mjaft të vështira të kopetencave institucionale, se ndryshe nga viti 2007 kur pati një lloj precedent në lidhje me mungesën e predispozicionit të opozitës së dikurshme për tu futur në zgjedhjet lokale, kur unë isha kryetar i grupi parlamentar. Edi Rama ka qenë kryetar i PS-së në opozitë i cili pretendonte që nuk mund të futesh në zgjedhje pa rregulluar formularët e zgjedhjeve dhe të listava. Ishte një iniciative e ish-presidentit Moisiu i cili duke shfrytëzuar autoritetin institucional të një presidenti  që zgjidhet me 84 vota kishte një lloj presioni të partive politike, që presidenti i zgjedhur mund të ushtronte presionin që unë largohem dhe parlamenti shpërndahet dhe kalohet në zgjedhje të parakohshme. Nëse presidenti aktual thotë se do të jap dorëheqjen të jeni të sigurtë se brenda 48 orësh, apo 72 orësh mazhoranca ka 71 vota për të zgjedhur një president tjetër. Pra nuk është më një instrument politik dhe institucioni pra balancues, nuk ka më ekuilibra. Po rikthehem edhe njëherë në një bisedë të bërë më ju në studio se me ndyshimin e kushtetutës në 21 prill të 2008-ës ku bashkëautor kanë qenë Edi Rama dhe Sali Berisha, të cilët prodhuan këtë lloj situate që është vendi sot. Unë I shikoj rrënjët tek ky shkak, dhe e kam përsëritur shumë herë pasi nuk kam parë që të abserbohet akoma edhe sot e kësaj dite që po bëhet gati 11 vit nga ai ndryshim,  sepse autorët e ndryshimit të kushtetutës në vitin 2008 janë ende palët bipolar të cilët mund të bëjnë gjithçka vetëm sistemin zgjedhor nuk e ndryshojnë.

 

Ju më sipër theksuar se mund të ketë një dalje, që për momentin nuk e ka thënë dhe nuk e ka parë deri më tani, me këtë ju latë të nënkuptohet se ndërkombëtarët nuk do ta lënë Shqipërinë dhe situatët që të rrëshkase, por më pesimistët thonë që nuk është i larguar rreziku i destabilizimit i rrëshkitjes në kauz.

 

Nuk besoj. Ne duhet të jemi shumë koshient se ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha në gjeopolitikën evropiane aq më tepër në atë botërore, detyra jonë dhe institucioneve të vendit është të dimë të administrojmë me kujdes pjesën tonë të vogël. Po ti vini re sa herë që ne kemi tentuar që të japim mend për bashkëkombasi tanë në Kosovë ne vetëm kemi prishur punë, sepse jemi mundur që të fitojmë kapital politik për një çështje që mund të administrojmë shumë mirë nga ata që kanë për detyrë dhe që janë zgjedhur. Përfytyroni se nëse kjo lloj rrëmuje do e quaja dhe jemi në kushtet kur nuk është vetëm politika në krizë por janë edhe institucionet, pasi është vetë politika që i prodhon institucionet duhet të ketë patjetër një reflektim që gjërat te mos shkojnë në ekstrem. Natyrisht që mund të vijë puna që të ketë nevojë për një ndërhyrje shumë të fortë të faktorit ndërkombëtar, por pastaj kjo politike dhe të gjitha palët politike duhet të llogarisin kapitullimin kapitullimin  e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *