Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj, Dan Hayhurst. Ceremonia u organizua në shtëpinë e saj në Ishullin Vankuver, në Kanada.

Mirëpo ish-partnerja e bashkëshortit të saj të ri tha se ajo ishte në një lidhje prej kohësh me Dan.

“Vendosa që të flas publikisht sepse dua që njerëzit ta dinë se lidhja ime gati pesë vjeçare, ku ishin të përfshirë edhe tre fëmijë, mbaroi pas aferës së Dam me Pam, ndërsa ai akoma ishte me mua”, tha ajo.

Ajo tregoi se Pamela fillimisht punësoi Dan në vjeshtë të vitit 2019.

“Dan qëndronte në shtëpinë e saj. Isha unë ajo që kujdesesha e vetme për fëmijët.”

Anderson tha për mediat britanike se kjo ishte gjithçka që kishte nevojë: “Kjo është pikërisht ajo për të cilën kam nevojë, dua të jem në krahët e një burri që me të vërtetë më dashuron”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *