Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se Lulzim Basha e ka përzënë njëherë e mirë nga partia Sali Berishën, dhe jo përkohësisht, siç u shpreh në fillim kur artikuloi vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar demokrat.

 

“Një gjë nuk kuptoj?! Vendimi personal (i jetës) së Lulzim Bashës ishte përjashtimi i përkohshëm i Berishës nga grupi parlamentar. Deri në sqarimin e të vërtetës- tha. Pra vendimi ishte i përkohshëm…Tani, me këto që thotë, del se vendimi i tij nuk na qenka më i përkohshëm. Ai me të veten e ka përzënë përherë nga partia. Pra i bie që ka fallsifikuar edhe vendimin e vet… Dmth të fallsifikosh vendimet e të tjerëve e kisha dëgjuar, por të fallsifikosh vendimin tënd jo.!? Ose ka gënjyer që në vendimin e parë… Në fakt nuk para gënjen.. #satërrojmëdomësojmë”, shkruan Manjani në “Facebook”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *