E hënë, 21 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-kryeministri kroat dënohet me 2.5 vite burg

Ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader, është dënuar me dy vite e gjysmë burg dhe gjobë prej 480 mijë euro

 

Gjykatësja e Gjykatës së Qarkut të Zagrebit, Jasna Galeshiç, e dënoi ish-kryeministrin nën akuzën për marrjen e ryshfetit nga kredia e ndarë për Republikën e Kroacisë nga banka austriake Hypo.

 

Reklamë

Vepra në fjalë është kryer nga Sanader gjatë viteve 1994-1995, në periudhën kur ai ishte zyrtar i Ministrisë së Jashtme kroate në cilësinë e zëvendësministrit të Jashtëm, ngarkohet edhe për përfitime lufte sepse Kroacia në atë kohë ishte në gjendje lufte.

 

Sanader sipas aktgjykimit ka marrë ryshfet prej 3.6 milionë kuna kroate nga banka Hypo apo 5 për qind të shumës së përgjishme të vlerës së kredisë të lëshuar për blerjen e objekteve për selitë diplomatike kroate.

 

Rasti “Hypo” është një nga gjashtë proceset që udhëhiqen në gjykatat kroate kundër ish-kryeministrit Sanader i cili u arrestua në vitin 2010.

Vazhdo të lexosh

Reklamë