E enjte, 1 Tetor 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 3 dhe 4 tetor.

Sipas mediave vendase, Babis, lideri i lëvizjes opozitare ANO, është goditur nga një person me një bastun dhe është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit Fridek-Mistek për kontroll mjekësor. Deri tani, nuk dihet nëse ai ka marrë lëndime serioze.

Reklamë

Policia njoftoi se autori i sulmit është arrestuar në vendngjarje dhe po hetohet për huliganizëm, ndërsa motivet e ngjarjes nuk janë bërë ende të qarta.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta. Kryeministri aktual Petr Fiala dhe Ministri i Brendshëm Vit Rakusan e dënuan ashpër sulmin, duke e cilësuar si të papranueshëm në një shtet demokratik.

Lëvizja ANO është aktualisht në opozitë, por sipas sondazheve, ka shanse të mira për të fituar në zgjedhjet e ardhshme.

Andrej Babis ka shërbyer si kryeministër i Çekisë nga viti 2017 deri në 2021, dhe gjithashtu garoi për president në janar 2023, por humbi ndaj gjeneralit në pension Petr Pavel.

Vazhdo të lexosh

Reklamë