Prokuroria e Tiranës merr në pyetje ish-gjyqtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza. Ish-gjyqtari është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të këtij viti.

 

Informacionet paraprake bëjnë me dije se ndaj tij ka nisur një procedim penal për falsifikm formulari pasi nuk ka deklaruar që nuk ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Itali për vjedhje.

 

Ndërsa në korrik gjyqtari Thanza u shkarkua nga KPK pasi rezultoi se kishte fshehur dënimin në Itali. Drejtësia e këtij shteti e ka dënuar ish-gjyqtarin në vitin 1999 me vendim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë.

 

Vetë gjyqtari Thanza gjatë përballjes me KPK nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale, por e kishte marrë përsipër veprimin e kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit që kurohej nga Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *