E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Ish-drejtoresha e burgut: Më shkarkuan nga detyra pasi kërkova lirimin e tre grave të dënuara që vuanin me kancer

Ish-drejtoresha e burgut të grave, Xhoi Jakaj, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka treguar arsyen e shkarkimit të saj nga detyra.

Ajo tha se shkarkimi erdhi pasi kërkoi publikisht lirimin nga burgu të tre grave të moshuara të cilat vuanin nga kanceri.

Reklamë

Sipas saj një nga gratë ishte në burg për vrasjen e të birit, pasi ky i fundit e kishte dhunuar fizikisht dhe seksualisht.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Jakaj: Më shkarkuan nga detyra vetëm pse dola në media dhe kërkova lirimin e tre grave në moshë që vuanin me kancer.

Borakaj: Për çfarë ishin të dënuara?

Jakaj: Njëra ishte e dënuar për vrasjen e të birit, dhe vdiq në burg. Unë kërkova lirimin pasi i biri ishte i droguar dhe e dhunonte, madje i biri e kishte përdhunuar të ëmën.

Borakaj: E pranonte ajo?

Jakaj: Po e pranonte. Madje kishte dënime të të birit. Dy gra të tjera ishin të dënuara për vepra penale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë