E enjte, 8 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ish-deputeti i Shkodrës u ekzekutua nga vrasës me pagesë? U qëllua vetë me një plumb në sy të gruas dhe vëllait

Policia e shkodrës nuk ka ende një të dyshuar për vrasjen e ish-kreytarit të Komunës së Velipojës dhe ishdeputetit Pashkë Ujka.

 

Reklamë

Dy pistat ku janë fokusuar hetimet janë ajo e borxheve dhe konflikteve që mund ketë pasur viktima më herët. Burime pranë grupit hetimorë thanë se ekzekutorët dyshohet të kenë qenë vrasës me pagesë.

 

Reklamë

Kjo referuar dhe dinamikës se si ndodhi krimi. Mësohet se autori është fiksuar nga njëra prej kamerave të sigurisë në zonë. Por për shkak të largësisë, hetuesit e kanë të vështië identifikimin.

 

Vrasja mendohet të ketë qënë e planifikaur më herët pasi autorët ishin në dijeni të lëvizjeve të 64-vjeçarit.

 

Ish deputeti i Partisë Demokristiane, Pashkë Ujka u qëllua me një plumb pas shpine. Vrasësi përdori armë me silenciator.

 

Atentati ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës, ndërsa 64-vjeçari ishte duke ecur me bashkëshorten e tij dhe të vëllanë. Pavarësisht ndihmës së dhënë, ai humbi jetën në spital pasi nuk mundi të mbijetojë.

Më shumë video

Reklamë