Subscribe

Pas rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme, kryetari i partisë, Isa Mustafa dha dorëheqjen. Brenda 60 ditëve, LDK duhet të zgjedhë drejtuesin e ri.

Pas afro 10 vitesh në krye të partisë, Mustafa u detyrua të largohet për shkak të rezultatit zhgënjyes elektoral.

 

ISA MUSTAFA

ISH KRYETAR I LDK-së

“Në shenjë të respektimit të votës dhe hapjes së rrugës të mëtejshme për riorganizim të LDK-së, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së për një periudhë të shkurtër kohore. Unë vlerësoj se kam një përgjegjësi objektive si kryetar i LDK-së për këtë që na ka ndodh, pa marrë parasysh se vet nuk kam qenë në proces të zgjedhjeve. Por dua të ruaj LDK-në të fuqizohet dhe rikthehet si forcë e rëndësishme politike sepse i nevojitet Kosovës dhe na nevojitet neve.”

 

Edhe pse lidhja demokratike renditet e treta, Mustafa tha se votimet ishin të rregullta ku qytetarët shprehën vullnetin e tyre.

 

“Rezultati është shumë i keq për LDK-në, është një rezultat që nuk e kemi prit fare, edhe nga takimet që i kemi pasur në teren, edhe nga puna që e ka bërë kandidati ynë për kryeministër, zotëri Hoti. Vlerësojmë që ka bërë një punë të mirë, mjaft të suksesshme, ku ka prezantuar programin qeverisës ashtu siç duhet dhe ka komunikuar me anëtarësinë e LDK-së. Por vota e qytetarëve është ajo që respektohet. Mirëpo prap mbetet çështje e frymës, qytetarëve dhe të presim çka mund të ofrojë qeveria e re këtij vendi. Është një proces i rregullt rregull, nuk kemi vërejtje, por vota është vullnet i qytetarit.”

 

Isa Mustafa ka ushtruar detyrën e kryetarit të Lidhjes Demokratike që nga viti 2010. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare LDK mori vetëm 13 për qind të votave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *