Kryeministri  Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS i kërkoi publikut që të imagjinojnë si do të ishte situata e pandemisë nëse do të kishte ndodhur në kohën kur vendi qeverisej nga PD.

 

Ai tha se për këtë mjafton të përmendë që ministër i Shëndetësisë ka qenë Nard Ndoka.

 

‘Merreni me mend sa çfarë qamenti do kishte qenë pandemia në Shqipëri sikur armiku i padukshëm të na kishte ardhura për vizitë në spitalet dhe shërbimet shëndetësore deri të para ca viteve ku njerëzish vareshin në kangjellat e Nënë Terezës duke klithur se s’ka ilaçe dhe tundin recetat që u jepeshin për ti blere në farmaci lart e poshtë, apo kur vinin me çarçafë e batanije në krahë për të shtruar njerëzit në spitale… ndryshimi mes nesh, për të mos thënë fjalë gjatë, ka dy fjalë, Nard Ndoka ministër i shëndetësisë. ‘Imagjinoni takimin në zyrën e ministrit mes Covid-it dhe Nard Ndokës.’- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *