E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ironia e Patozit: Jo të gjitha për Ramën, kërkoni ndonjë votë për vete o burra

Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka ironizuar deklaratat e Bashës dhe të “Foltores”, palë të cilat akuzojnë njëra-tjetrën se po bashkëpunojnë me kryeministrin Edi Rama.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruan se Berisha dhe Basha, po harrojnë qëllimin e hyrjes në garë për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

 

Reklamë

Postimi

JO TË GJITHA PËR EDI RAMËN, MORE BURRA!

Foltorja thotë se çdo votë për kandidatët e Lulit shkon për Edi Ramēn, ngaqë ata e ndajnë bashkë pushtetin prej shumë vitesh.

Partia Demokratike e vulës thotë që kush voton për Sali Berishën i jep oksigjen Trekëndëshit të Bermudës, që drejtohet dhe udhëhiqet nga Edi Rama.

Po kërkoni ndonjë votë për vete o burra, se zgjedhje janë të shkretat! Jo për gjë, por Edi Rama nuk ka ku çon të tijat dhe nuk keni pse i dhuroni më shumë pasanikut.

Se kështu pastaj i bie që më 6 mars të jenë duke u bërë zgjedhje edhe më moniste se ato të 30 qershorit 2019. Dhe me rregull treshi kjo do të thotë që se vajtur dëm edhe gjithë ajo sakrificë e Ilir Metës për anullimin e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë