E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Iranianët nuk ndalin protestat, regjimi i Teheranit intensifikon përdorimin e forcës, rritet numri i viktimave

TOPSHOT - Iranians chant slogans as they march in support of the government near the Imam Khomeini grand mosque in the capital Tehran on December 30, 2017. Tens of thousands of regime supporters marched in cities across Iran in a show of strength for the regime after two days of angry protests directed against the country's religious rulers. / AFP PHOTO / TASNIM NEWS / HAMED MALEKPOUR (Photo credit should read HAMED MALEKPOUR/AFP/Getty Images)

Pavarësisht raportimeve për dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur gjatë tri ditëve të fundit, protestuesit në Iran kanë dalë sërish në rrugë duke sfiduar një fushatë të ashpër shtypjeje nga autoritetet,

Qeveria iraniane ka intensifikuar ndërhyrjen nëpërmjet forcave të sigurisë, ndërsa ka vendosur një bllokadë pothuajse totale të internetit në të gjithë vendin, duke kufizuar komunikimin me botën e jashtme. Prokurori i përgjithshëm i Iranit, Mohammad Movahedi Azad, deklaroi se çdo person që merr pjesë në tubime  do të konsiderohet “armik i Zotit”, një akuzë që sipas ligjit iranian dënohet me vdekje.

Demonstratat, që nisën më shumë se dy javë më parë për shkak të rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë, janë përhapur në mbi 100 qytete në të gjitha provincat e vendit. Protestuesit tashmë po kërkojnë hapur fundin e sundimit klerikal dhe largimin e Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei.Khamenei i ka cilësuar demonstruesit si “vandalë” që, sipas tij, po veprojnë për t’i plotësuar dëshirën  presidentit  amerikan Donald Trump.

Nga ana tjeter kreu i Shtëpisë së Bardhë  shkroi në rrjetet sociale se “Irani po shikon drejt lirisë” dhe se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndihmojnë, pa dhënë detaje konkrete. Mediat amerikane raportojnë se administrata amerikane ka diskutuar opsione të ndryshme, përfshirë edhe skenarë ushtarakë, të cilësuar si paraprakë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh