E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Iranianët djegin flamurin amerikan në Teheran në shenjë proteste

24 ore pasi presidenti Donald Trump njoftoi ne twitter se administrate do te rivendose masat penalizuese kundër Iranit të cilat do te hyjnë në fuqi të hënën, lideri supreme në Teheran Ayatollah Khamenei tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka turpëruar shtetet e bashkuara

 

Ayatollah Ali Khamenei: Ky president i ri i SHBA-së ka turpëruar prestigjin e Amerikës dhe atë të demokracisë liberale. Fuqia e Amerikës, domethënë, fuqia e tyre ekonomike dhe ushtarake po zvogëlohet”.

 

Reklamë

Khamenei tha se Irani ka mposhtur Shtetet Bashkuara në atë që ai e quajti sfidën e saj 40-vjeçare kundër republikës islamike.

 

E ndërsa sanksionet do të hyjnë në fuqi të hënën, iranianët kanë nisur protestat para ambasadës amerikane në Teheran. Mediat shkruajnë se ata kanë djegur edhe flamurin amerikan në shenjë proteste kundër sanksioneve.

 

Presidenti amerikane ka thënë se dëshiron të negociojë një pakt te ri me Iranin për të zëvendësuar marrëveshjen shumëpalëshe, por Teherani bisedimet me Uashingtonin.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë