E hënë, 21 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani sulmon me raketa të rënda Izraelin

Irani ka nisur një valë të re sulmesh në izrael. Mediat e huaja bëjnë me dije se Irani ka qëlluar me raketa balistike me rreze të mesme veprimi me lëndë djegëse të ngurtë Sejjil-2 drejt Izraelit.

Lajmi është bërë i ditur nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit në një deklaratë të sotme.

Vala e dymbëdhjetë e Premtimit të Vërtetë3 ka filluar me lëshimin e raketave super të rënda dhe me rreze të gjatë veprimi, Sejjil-2”, thuhet në deklaratë.

Kujtojmë se retorika e Presidentit amerikan Donald Trump është ashpërsuar më tej ditën e sotme, teksa i ka kërkuar kupolës drejtuese të Iranit që të dorëzohen pa kushte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë