Presidenti iranian Ebrahim Raishi uroi sot homologun e tij rus Vladimir Putin për “fitoren e tij” në zgjedhjet presidenciale

“Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e uroi sinqerisht Vladimir Putinin për fitoren e tij të fortë dhe rizgjedhjen në presidencën e Federatës Ruse”, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve Irna.

Lexo edhe :

Related Posts

Më herët, Koreja e Veriut dhe Kina i shprehën urimet e tyre presidentit rus.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi  publikoi  sot rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për presidentin e vendit, zgjedhje që u fituan në shifra rekord nga Vladimir Putin.

Megjithatë ky proces nuk është vlerësuar pozitivisht nga Perëndimi.

Ministria e Jashtme e Francës tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo demokratike dhe u zhvilluan në kontekstin e represionit. Në një deklaratë, ajo përshëndeti guximin e shumë qytetarëve rusë që protestuan në mënyrë paqësore kundër asaj që e quajti sulmi ndaj të drejtave të tyre themelore politike.

Edhe ministri i Jashtëm i Lituanisë pati një reagim të ngjashëm, duke thënë se fitores së Putinit i mungonte legjitimiteti pasi ndodhi në një “atmosferë mungese lirie”.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE, Josep Borrell, tha se zgjedhjet ruse të mbajtura në territoret e pushtuar të Ukrainës kanë shkelur sovranitetin e Ukrainës.

Ai tha se zgjedhjet nuk ishin të lira apo të drejta dhe ishin të bazuara në shtypje dhe frikësim. Ai tha se të 27 anëtarët e BE do të lëshojnë një deklaratë më vonë gjatë ditës sot./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *