E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Irani paralajmëron hakmarrje: Vdekje Amerikës

Qindra mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët e Bagdadit duke vajtuar për vdekjen e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani dhe liderit të milicisë irakene Abu Mahdi al-Muhandis, të cilët u vranë në një sulm ajror të urdhëruar nga Washingtoni, të enjten.

Vajtuesit filluan të mblidheshin duke tundur flamuj të Irakut dhe të milicisë e duke brohoritur “vdekje për Amerikën”. Ata mbajën në duar portrete të gjeneralit Suleimani dhe të udhëheqësit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Kufomat do të dërgohen në mbrëmje në Iran, i cili ka deklaruar tre ditë zie për gjeneralin e vrarë. Funerali i tij do të mbahet të martën në qytetin e lindjes, Kerman, në Iranin qendror.

Kasem Sulejmani ishte zyrtari më i rëndësishëm ushtarak për Iranin, një nga figurat kyce të inteligjencës dhe një nga personalitetet më të rëndësishme politike.

Reklamë

Televizioni shtetëror irakian tha të Premten se kishte patur një sulm tjetër ajror në vend, 24 orë pas vrasjes së Suleimanit.

Një burim i ushtrisë irakiane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se gjashtë vetë u vranë në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Një zëdhënës ushtarak amerikan mohoi që koalicioni i udhëhequr nga Amerika që luftonte në rajon ishte përgjegjës.

Shtetet e Bashkuara deklaruan se kishin vendosur tre mijë trupa shtesë në Lindjen e Mesme për të reaguar ndaj cdo përshkallëzimi të mundshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë