E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Irani kërkon shpjegim nga Ukraina lidhur me deklaratat për dronët

FILE - In this photo released by the Iranian Army on Aug. 25, 2022, a drone is launched from a warship in a military drone drill in Iran. As protests rage at home, Iran's theocratic government is increasingly flexing its military muscle abroad. That includes supplying drones to Russia that now kill Ukrainian civilians, running drills in a border region with Azerbaijan and bombing Kurdish positions in Iraq. (Iranian Army via AP, File)

Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas për të protestuar lidhur me deklaratat “e njëanshme”të këshilltarit presidencial në Kiev, lidhur me sulmet e fundit me dronë në Iran, tha Ministria e Jashtme iraniane.

 

 

Mykhailo Podoliak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, postoi në Twitter të dielën, duke ndërlidhur mbështetjen e Iranit për pushtimin rus të shtetit të tij me sulmet në një ndërtesë ushtarake.

Reklamë

 

 

“Shpërthime gjatë natës në Iran – dronë dhe prodhim raketash, rafineri nafte”, tha ai. “Logjika e luftës… i ndëshkon ashpër autorët dhe bashkëpunëtorët”.

 

 

“Ukraina ju ka paralajmëruar”, shtoi Podoliak.

 

 

Ministria e Jashtme e Iranit tha se i ngarkuari me punë në Teheran i Ukrainës është thirrur në bisedë për të ofruar “një sqarim zyrtar dhe të menjëhershëm nga Qeveria ukrainase”.

 

 

Irani tha se deklaratat e Podoliakut janë “të çuditshme dhe të njëanshme” duke shtuar se shpreson që “qëndrime të tilla të mos përsëriten”.

 

 

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se ka ndodhur një sulm “i pasuksesshëm” me dron të shtunën mbrëma, që kishte për cak ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në provincën Isfahan, që është shtëpi e ndërtesës për pasurimin e uraniumit, Natanz.

 

 

Një sistem kundërajror shkatërroi dronët dhe dy dronë të tjerë u shkatërruan, tha Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se nuk ka pasur viktima, por vetëm disa dëmtime të vogla të ndërtesës.

 

 

Ndryshe, Ukraina dhe aleatët perëndimorë e kanë akuzuar Iranin se e furnizon Rusinë me dronë ushtarakë, që Moska përdor në luftën kundër Ukrainës. Por, Teherani ka mohuar këto akuza.

Vazhdo të lexosh

Reklamë