E martë, 15 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 05:00 Në vijim ora 05:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Irani, kërcenim për paqen”

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti amerikan Donald Trump gjate qëndrimit te tij ne Izrael është takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu. Dy lideret kane ndare pikëpamjet e tyre per nje sere çështjesh, duke u ndalur ne vecanti te Irani dhe programi i tij bërthamor, si edhe konflikti sirian. Trump i tha gazetareve se Irani nuk duhet lejuar kurrsesi te zhvilloje arme bërthamore.

 

 “Irani nuk duhet lejuar asnjëherë te ndërtojë nje arme bërthamore. Do te ishte e tmerrshme per SHBA-te dhe Boten, nese Irani do te kishte nje arme te tille. Une kam ngarkuar këshilltaret dhe ekspertet e administratës te shohin me kujdes marreveshjen e arritur per programin bërthamor te Iranit dhe nëse do te ekzistoje nevoja, ajo mund te rishikohet.

 

Nga ana e tij, kryeministri Netanjahu theksoi se vendi i tij eshte i angazhuar per paqen jo vetem me palestinezet, por per te gjithë rajonin e Lindjes se Mesme.

 

“Izraeli është i angazhuar për paqen. Ne kërkojmë një paqe të sinqertë, jetëgjatë, që shteti hebre të njihet, siguria të mbetet në duart e Izraelit dhe konflikti të marrë fund njëherë e mirë”.

 

Presidenti Trump pritet te takohet gjithashtu edhe me drejtuesit e autoritetet palestinez, ndërsa eshte bere kreu i pare i Shtëpisë se Bardhe qe viziton Murin Perendimor, i quajtur edhe si Muri i lotëve, nje nga vendet me te shenjta te judaizmit. Vizita e Trump ne Izrael pason ate te Arabise Saudite, ndërsa me pas ai do te jete per samitin e Natos ne Bruksel.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh