E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Irani goditi avionin ukrainas me 176 viktima? SHBA: Hodhën raketa

Irani ka qëlluar gabimisht avionin ukrainas që u rrëzua të mërkurën në Teheran, duke shkaktuar vdekjen e 176 personave në bord.

Zyrtarët amerikanë besojnë se boeing 737, u godit gabimisht nga një raketë iraniane.

Mediat cituan gjithashtu zyrtarë të Pentagonit duke thënë se avioni ukrainas u godit nga një raketë e prodhimit rus.

Ukraina kërkoi një hetim të detajuar lidhur me tragjedinë ajrore e cila ndodhi vetëm disa orë pasi irani sulmoi 2 baza amerikane në Irak.

Teherani mohoi përfshirjen në rrëzimin e avionit që shkaktoi vdekjen e 176 personave. Shume nga viktimat e tragjedise ishin iraniane.

Vazhdo të lexosh