E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 27 minuta më parë
Video · Bota

Irani: Do të hakmerremi ndaj Trump

Ministria e Jashtme Iraniane ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se e kanë “kaluar vijën e kuqe”, me përpjekjet për të vendosur sanksione të reja ndaj Teheranit.

 

Në një deklaratë për mediat, theksohet se Trump po vazhdon të marrë masa ndëshkuese kundër popullit iranian.

 

Reklamë

“Veprimi armiqësor i Trump i kaloi të gjitha linjat e kuqe të sjelljes në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo është një shkelje e së drejtës ndërkombëtare. Shtëpia e Bardhë po kërkon që nënshkruesit e BE-së të pranojnë kufizime të përhershme në pasurimin e uraniumit të Iranit. Trump me siguri do të marrë si përgjigje një reagim serioz nga  Republika Islamike.”

 

Reagimi i Ministrisë së Jashtme Iraniane vjen vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump, tha se po i jep një shans të fundit Iranit lidhur me marrëveshjen bërthamore dhe se në të kundërt SHBA-të do tërhiqen.

 

Një ditë më parë Trump u kërkoi aleatëve europiane forcimin e mëtejshëm të sanksioneve për ndryshimin e çështjeve që ai i konsideron si të metat e tmerrshme të marrëveshjes.

 

Presidenti amerikan theksoi se pakti i ri apo korrigjimi i marrëveshjes aktuale, duhet të përfundojnë brenda një afati kohor prej 120 ditësh.

 

Trump ka përsëritur disa herë se dëshiron një qasje më agresive ndaj Iranit lidhur me programin bërthamor: sipas tij, marrëveshja e arritur nga administrata e ish-presidentit Obama, është “më e keqja në histori”.

Më shumë video

Reklamë