Subscribe

Ne 70 vjetorin e themelimit te tij, Izraeli gjendet përballe sfidave te mëdha sidomos ne fushën e sigurisë. Per ambasadorin izraelit ne Shqipëri Boaz Rodkin qe ishte i ftuar ne emisionin “7pa5” ne Vizion Plus,edhe sot nuk mungojnë ata qe duan shkatërrimin dhe zhdukjen e ekzistencës se Izraelit.

 

“Problemi kryesor ne rajon eshte Irani qe promovon radikalizmin jo vetëm ne vendin e tij, por edhe ne vende te tjera si ne Liban apo duke mbështetur Hamasin ne Palestine. Synimi është destabilizimi i rajonit nëpërmjet promovimit te ekstremizmit. Ne jemi te pozicionuar gjeografikisht ne Lindjen e Mesme qe fatkeqësisht eshte nje ambient i paqëndrueshëm. Edhe lufta ne Siri qe vijon prej 7 vitesh, dhe qe ne duam te marre fund,serish eshte Irani qe operon ne mbështetje te nje krimineli lufte si Asad. Qëllimi është qe ne te ardhmen ta përdorin Sirinë si trampoline per te sulmuar Izraelin dhe natyrisht ne nuk do te lejojmë qe kjo te ndodhe. Shume fqinje tanët na kane sulmuar here pas here dhe jemi detyruar te mbrohemi. Pas luftës se 6 ditëve nënshkruam marrëveshje te qëndrueshme te paqes me Jordaninë dhe Egjiptin, por luftërat ne Siri dhe Jemen e bejne te rrezikshme situatën. Dëshira dhe aspirate jone është te jetojme ne paqe, por ka vende qe nuk arrijnë ta pranojnë prosperitetin e shtetit hebre dhe punojnë dhe luftojnë kundër tij por ne nuk do te lejojmë qe te kërcënohet paqja e popullit tone.”

 

Duke krahasuar zhvillimin e shtetit te tij me prapambetjen e Palestinës, ambasadori Rodkin beri fajtor mungesën e nje lidershipi vizionar ne radhët e palestinezeve.

 

“Ne tentojmë qe prej vitit 1993 te kemi nje marrëveshje per paqen me Palestinën, por kjo nuk eshte bere e mundur. Kjo nuk është arritur per shkak te mungesës se entuziazmit dhe lidershipit te palestinezet. Atyre u nevojitet nje lidership qe si te thuash ta mbërtheje demin nga brirët…qe Palestina te arrije ne radhe te pare paqen me Izraelin dhe me pas te zhvillohet per qytetaret e saj.”

 

Ambasadori Rodkin nuk rresht se përmenduri rëndësinë e marrëdhënieve te mira mes dy popujve, atij shqiptar dhe hebre gjë qe do  te njohe nje tjetër shkalle zhvillimi me nisjen e fluturimeve direkte Tirane-Tel Aviv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *