E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Inxhinieri gjobitet me 5 milionë lekë për maskën/ Meta: Gjobë e pastër politike

Presidenti Ilir Meta ngriti shqetësimin këtë të enjte se inxhinieri në pension, Abdulla Deliallisi është gjobitur me 5 milionë lekë për maskën. Në “Facebook”, kreu i shtetit e quajti këtë një gjobë politike.

 

“Lidhur me këtë gjobë të pastër politike, e prita sot në takim z.Deliallisi për t’u njohur prej tij me rrethanat e këtij veprimi skandaloz dhe të papranueshëm të Qeverisë. Më informoi se ky aktivitet simbolik, me pjesëmarrje tepër të kufizuar, i zhvilluar edhe me rastin e 30-vjetorit të Shoqatës “Durrësi Autokton” dhe që kulmoi me ceremonialin zyrtar shtetëror të dekorimit nga Presidenti i Republikës të Profesor Vangjel Toçit, është kryer me dakordësinë e Bashkisë Durrës, që kishte vendosur në dispozicion Pallatin e Kulturës për zhvillimin e këtij aktiviteti. E gjithë ceremonia është organizuar duke respektuar masat e nevojshme, ku të gjithë të ftuarit, sipas ligjit, kanë qenë të pajisur me maska dhe kanë ruajtur distancat fizike. Të ndëshkosh me gjobë 5 milionë lekë inxhinierin e shquar në pension z.Abdulla Deliallisi është njësoj si të kesh ndëshkuar të gjithë ata, që mbrojnë kauzën e drejtë të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike e kombëtare, si dhe traditat më të mira të qytetarisë durrsake.”

 

Reklamë

Ilir Meta paralajmëroi se kjo masë administrative do të kundërshtohet sipas procedurave ligjore sepse funksioni shtetëror po përdoret për qëllime politike.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë