E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Investimi në shkollën “Dhora Leka”, Veliaj: Kushte më të mira për nxënësit

E ndërsa viti i ri shkollor pritet të nisë pas disa ditësh, kryetari i Bashkisë së Tiranës inspektoi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Dhora Leka”.

 

Erjon Veliaj tha se nxenesit do te mesojne ne kushte bashkekohohe.

 

Reklamë


ERION VELIAJ


KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

 “Ndjehem shumë krenar për skuadrën që ka punuar gjatë pranverës dhe verës për të kopsitur një xhevahir si kjo shkollë pranë ish-Fushës së Aviacionit. Është një zonë që po rritet si nga ana e Rr. “Dritan Hoxha”, si nga ana e Rr. “Teodor Keko”, sidomos tani me rregullimin e Lanës dhe me rifillimin e punëve në Unazën e Re që kalon te Astiri. Jam shumë i lumtur që kemi akomoduar në një godinë parashkollorin dhe një infrastrukturë moderne”

 

 

Investim ne këtë shkolle i ka dhënë zgjidhje edhe problemit te ngrohjes.

 

 

 

“Më në fund, çdo rikonstruksion përfshin edhe ngrohjen qendrore, që të mos kemi asnjë problematikë, qoftë edhe për ato pak ditë që bën realisht dimër. Por, qershia mbi tortë në këtë projekt ka të bëjë me palestrën. Një palestër e mbyllur, nga një zgëqe që kemi pasur në pjesën e pasme të shkollës, e kemi kthyer në një palestër moderne”

 

Bashkia e Tiranes premton se do ti jap fund mësimit me turne ne shkollat e kryeqytetit.

Më shumë video

Reklamë