E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Investimet për stomatologjinë, pajisje moderne në Klinikën Universitare

Klinika Stomatologjike Universitare tashme do te ketë pajisje moderne, duke ofruar ne ketë mënyre edhe shërbime te reja qe nuk ekzistonin me pare. Me investimin 15 milionë euro, se fundmi janë vendosur pajisje dentare te gjeneratës se fundit.

 

Pas shume vitesh ofrohet edhe shërbimi i punimeve estetike te porcelanit. Ndërkaq është investuar edhe për modernizimin e shërbimit të radiologjisë që kontrollon automatikisht sasinë e rrezeve për pacientin. Kjo klinike ofron shërbim falas per te gjitha kategoritë ne nevoje. Ndërkohë investim i shërben edhe studentëve të stomatologjisë, të cilët do te kryejnë praktikën në kushte dhe standarde bashkëkohore.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë