Subscribe

Një stadium i mbyllur për atletikën. Ky është premtimi i kryebashkiakut Erion Veliaj për sportistët, deklaratë të cilën e bëri këtë të shtunë ku priti në takim Presidentin e Federatës Europiane të Atletikës.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Mandatin tjetër duam të bëjmë një stadium të mbyllur të atletikës, ashtu siç duam të rinovojmë dhe të rikonceptojmë stadiumin “Selman Stërmasi” dhe pallatin e sporteve “Asllan Rusi” – pra, janë tre projekte madhore në sport. Muajin tjetër do të marrim në dorëzim pishinat e Tiranës; edhe Federatës së Notit t’i japim atë që meriton, pasi ka mbaruar kontrata 20 vjeçare atje. Pra, gjëra po vijnë aty ku duhet, në vendin e tyre, ku federatave, sportit, talenteve, u japim asetet që të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

 

Veliaj riktheu sërish në vëmendje konfliktin me FSHF-në duke theksuar se tashmë është vendosur një standard.

 

“Përveç Parkut Olimpik, kemi në dispozicion edhe fushën mbas Universitetit. Është një hapësirë ku duam që Izmiri, Luiza, që janë më të mirët tanë, të kenë një hapësirë shumë dinjitoze për t’u stërvitur. Ky është mesazhi që ka dhënë Bashkia e Tiranës me federatat që nuk i vjedhin zgjedhjet, që nuk i shesin ndeshjet, që nuk vënë baste jashtë për të shitur idealin dhe talentin e të rinjve tanë. Me Federatën e Futbollit nuk lejuam që të vidheshin zgjedhjet në Tiranë. Këtu kemi vendosur një standard.”

 

Presidenti i Federatës Europiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov tha se është i lumtur që Tirana po i kushton një vëmendje e veçantë atletikës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *