Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishin bashkë për të përuruar punimet e rrugës në Zall Herr. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi reformat e bërë në këta 4 vjeçar, për të cilat tha se pa LSI do të ishin të pamundura.

 

“Unë jam sot këtu bashkë me kryetarin e Kuvendit, si dëshmi e një fakti që kur ne jemi bashkë bëjmë gjera që vec e vec janë të pamundura. Kur isha ministër mbaj mend që jo vetëm reforma territoriale nuk do bëhej nëse nuk ishim bashkë po shumë reformat ë tjera nuk do të realizoheshin. Unë besoj fort që nëse PS dhe LSI do kishin vullnet për një reformë pensionesh do të kishim një sukses. Sot kemi shmangur kolapsim, sot marrin pensione edhe mbi 240 mijë lekë sac ka qenë tavani për ata që kanë shumë vite punë dhe që kanë dhënë kontribute”, u shpreh ai.

 

Më tej, nga ana e tij kreu i Kuvendit Ilir Meta vlerësoi punën e dukshme të kreut të Tiranës në bashkëpunim me LSI-në.

 

“Unë besoj se puna që ka bërë Erioni në këto dy vite ka qenë një punë e ndjeshme në të gjithë Tiranën, por jam i gëzuar për punën që ai po bën për integrimin e këtyre njësive administrative. Unë do të uroja që të gjithë kryetarët e bashkive të punojnë në këtë mënyrë që të duket ndryshime dhe njerëzit të prekin efektet e reformës administrative territoriale Unë kam bërë përpjekje që PD të përfsahihej në këtë reformë, i kemi dhënë shumë mundësi. Ishte një zgjedhje e saj, por janë disa reforma që janë në interest ë qytetarëve që nuk njohin as të majtë dhe as të djathtë”, përfundoi Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *