Gjatë muajit gusht bashkia ka nisur punën në disa blloqe banimi, me qëllim përsimin e infrastrukturës. Erion Veliaj teksa inspektoi punimet në njësinë numër 11 tha se ky investim do rrisë ndjeshëm vlerën pronës.
“Premtimi që kemi bërë është se pavarësisht nëse jemi në ish Bllok apo në periferi, do të punojmë me të njëjtin standard. E gjithë zona këtu, zona e Treshit, e Kodër- Kamzës, kanë qenë zona që janë zhvilluar ndër vite, sidomos në vitet ’90, kryesisht me ato mjetet rrethanore, sakrificat e familjeve që kanë kursyer gjithë lekët e emigracionit për t’u transferuar në Tiranë. Këtu do të shtohet vlera e pronës. Një pronë me gropa septike, pa ndriçim, pa kanalizim e pa hyrje për zjarrfikës apo ambulancë është një pronë pa vlerë. Por, një pronë që i ka të gjitha këto, është një pronë që i shumëfishohet vlera”, tha Veliaj.
Falë investimeve që po kryen sipas krybashkiakut Tirana po bëhet një qytet edhe më i sigurt.
“Për sa kohë ishte me gropa septike, ujë me bote, me ndriçim elektrik, kjo s’mund të quhej Tiranë. Më në fund, po themi që edhe copa e fundit e pazëllit, pra edhe copa e fundit e qytetit, po trajtohet si në kryeqytet. Më vjen mirë që në këtë lagje po bëjmë të gjitha sistemimet e kanalizimet, pra jo më gropa septike dhe jo më derdhje direkt në lum, por nëpërmjet rrjetit të kanalizimeve të qytetit. Çështja e ndriçimit mund të duket si një detaj i vogël urban, por 165 ndriçues janë 165 mundësi për një grua që kthehet vonë natën, për dikë që punon turni i tretë, për një fëmijë që vjen nga shkolla”, nënvizoi ai.
Veliaj kërkoi mirkuptimin e banorëve për punimet që po krryhen në disa zona të Tiranës. /vizionplus.tv





