Subscribe

Parku i dytë që do të mundësojë prodhimin e energjisë përmes diellit do të jetë ai i Spitallës, në periferinë e Durrësit.

 

Gara ndërkombëtare për ndërtimin është hapur dhe parashikimi është që në Marsin e 2021-it të konkretizohet në terren.

 

“Nisim procesin e garës ndërkombëtare për t’i dhënë jetë një tjetër projekti për rritjen e kapaciteteve të energjisë diellore, me Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës, në zonën e ish-kënetës së Durrësit, ku së shpejti do të hapet edhe gara ndërkombëtare për portin e ri të mallrave dhe zonën ekonomike. Pas suksesit me ankandin për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, ku së shpejti nis ndërtimi nga kompania franceze Voltalia, ky është një tjetër investim strategjik në sektorin energjetik shqiptar dhe njëkohësisht një investim madhor për.

 

Në një hapësirë prej 120 hektarësh, fuqia e parkut fotovoltaike do të jetë 100 megavat.Ministrja e Infrastrukturës, Belindja Balluku deklaroi se fituesi mendohet të shpallet më 2 mars të vitit të ardhshëm.

 

Ndërtimi i tij do të prihet nga ndërtimi i lagjes së re, pas lënies pas shtëpi të dhjetëra banorëve nga shkatërrimi që la pas tërmeti i Nëntorit të një viti më parë.

 

Me shpresën në zot se për shkak të pandemisë nuk do të përballet me asnjë pengesë, Edi Rama, lajmëroi rihapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *