Subscribe

Ashtu sikundër lajmëruan një ditë më parë, këtë të shtunë invalidët e punës në Elbasan hynë në grevë urie.

 

Ata shprehen se ndihen të harruar dhe të diskriminuar, ndërsa ngrenë shqetësimin se pagesa që u takon për kategorinë e tyre sociale, është hequr.

 

Në kushtet e rritjes së çmimeve para dhe tetraplegjikët, kërkojnë paketa ndihmëse për të lehtësuar gjendjen financiare.

 

Sekretari i shoqatës së Invalidëve  Skender Sallaku thotë se janë bërë të gjitha përpjekjet dhe se greva është mundësia e fundit për të marrë të drejtat që u takojnë.

 

Sipas ligjit, personat me dëmtime definitive, pa perspektivë përmirësimi të gjendjes shëndetësore deklarohen invalidë të përjetshëm dhe nuk duhet të paraqiten pranë Komisionit Mjekësor Epror.

 

Por një vendim qeverie e detyron këtë kategori që të dalë në komision, për kontrolle të vazhdueshme mjekësore.

 

Nga ana e saj, ministria e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me kërkesat e invalidëve dhe as për grevën e urisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *