E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Intubohet 5-vjeçarja e infektuar me koronavirus në Itali

Ilustrim · Vizion Plus

Një vajzë 5-vjeçare u fut në intubim pasi rezultoi pozitive me koronavirus. Ngjarja ndodhi në Padova, ku vajza e vogël mbërriti në urgjencë me probleme me frymëmarrjen.

Gjendja e saj, siç raportojnë mediat italiane, është përmirësuar paksa. Sipas autoriteteve, pacientja nuk vuan nga sëmundje të tjera, por mjekët flasin për sindromën e gjakut dhe veshkave.

Ata kanë dyshime se kjo sindromë mund të jetë shkaktuar nga koronavirusi, por ende po e studiojnë si rast. E gjithë familja e të miturës është në karantinë dhe është testuar.  

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh